Brightoni ka siguruar statusin e tyre në Premierë Ligë për sezonin e ardhshëm me një fitore të rrallë kundër Manchester United.
Skuadra e promovuar këtë edicion në kampionatin më të madh anglez ka fituar me rezultat minimal 1 me 0 kundër “Djajve të Kuq” mbrëmjen e sotme (e premte) në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 37-të, shkruan portali arbresh.info.Teknologjia e linjës së golit konfirmoi golin me kokë të shënuar nga Pascal Gross në minutën e 57′ të ndeshjes pas asistimit nga Jose Izquerdo që në fund doli në formë befasuese të jetë gol vendimtar duke i siguruar tri pikë skuadrës së Chris Hughtonit.
Edhe pse kanë mbetur dy ndeshje të tjera për tu zhvilluar, Brightoni ka siguruar qëndrimin në Premierë Ligë duke regjistruar gjithashtu fitore kundër Manchester United pas më shumë se një gjysmë shekulli.
Ndryshe, kjo ishte fitorja e dytë e Brightonit në historinë e tyre kundër “Djajve të Kuq”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...