Brighton ka shënuar fitore ndaj Manchester United me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.
Kjo humbje konfirmon sezonin e dobët të ‘Djajve të Kuq’, duke mbetur në pozitën e gjashtë, që mund të rrezikohet nga skuadrat tjera.
Vendasit e nisën vrullshëm, duke shënuar që në minutën e 15-të, me Moises Caicedo që ishte i saktë për 1-0.
Në 45 minutat e para nuk kishte më gola, për të vazhduar festivali i tyre në fraksionin e dytë.
Marc Cucurella arriti të shënojë me një goditje të bukur për 2-0 pas asistimit të Leonardo Trossard.
Goli i tretë erdhi në minutën e 58-të, kur sërish Trossard asistoi, kësaj radhe te Pascal Gross që shënoi në portën e De Geas.
Belgu Trossard në minutën e 60-të e kishte radhës të shënonte, duke gjetur rrjetën për 4-0.
Në kohën e mbetur kishte raste nga të dyja anët, por rezultati nuk ndryshoi.
Mancheter United pas 37 ndeshjeve të zhvilluara ka 58 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Brighton është i nëntë me 47 pikë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...