Brighton pret që Moises Caicedo të jetë ende në klub kur të mbyllet afati i transferimeve më 1 shtator.
Mesfushori ka qenë subjekt i një sërë ofertash nga Chelsea pas interesimit të Arsenalit në janar.
Asnjë klub nuk e ka arritur vlerësimin e Brighton deri më tani dhe ata nuk presin që kjo situatë të ndryshojë këtë verë.
Pulëbardhat janë të bindur se nuk duan të shesin reprezentuesin Ekuadorit dhe nuk kanë nevojë ta shesin pas largimit të Alexis Mac Allister te Liverpooli.
Caicedo është bërë i vetëdijshëm për këtë qëndrim dhe Brighton nuk beson se do të jetë një çështje ndërlikuese.
Lojtari kërkoi të largohej nga ta në janar mes interesimit të Arsenalit. Klubi refuzoi dhe mesfushori më pas nënshkroi një kontratë të re në mars që zgjat deri në vitin 2027.
Këtë verë, Chelsea ka bërë tri oferta oferta, të cilat besohet të jenë deri në 85 milionë euro, por që janë refuzuar. /Telegrafi/
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza