Manchester City ka shënuar fitore të lehtë ndaj Brighton duke fituar me rezultat 1:4, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premierligë.
Mysafirët e zgjidhën dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë, duke i shënuar tre gola.
Ilkay Gundogan i kaloi “Citizens” në epërsi në minutën e 13-të, pas një gabimi të portierit vendas.
Në minutën e 28-të, Phil Foden realizoi pas një aksioni model, kurse tre minuta më vonë ishte prapë anglezi i talentuar që e trefishoi epërsinë e mysafirëve.
Krejt çfarë arriti të bënte Brighton ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 80-të të ndeshjes nga Mac Allister.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, Manchester City shënoi edhe golin e katërt, nëpërmjet Riyad Mahrez.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Chelsea i cili fitoi sot gjithashtu.
në anën tjetër Brighton mbetet përkohësisht në vendin e katërt me 15 pikë të grumbulluara. /GE/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok