Brighon kualifikohet për herë të parë në histori të klubit në fazën e play-offit të Europa League

21:03 | 30 Nëntor 2023
D.H

Brighton ka arritur të shënoj një fitore të madhe ndaj Aekut në Athinë, me rezultat 1-0, në kuadër të Europa League.

Falë kësaj fitore ata arritën të kualifikohen tutje për në fazën tjetër të kësaj gare, shkruan Arbresh.info.

Pas pesë ndeshjeve në grupin B, Brightoni prinë me 10 pikë.

Në sezonin 2010/11, Brighton bënin gara në League One të Anglisë, pra liga e tretë më e rëndësishme në Angli.

Klubi Anglez më herët nuk ishin kualifikuar asnjëherë në kompeticionet evropiane.

Këtë sezon kanë shkruar histori duke u kualifikuar për në Europa League.

Sot ata arritën një sukses të madh duke siguruar play-offin në Europa League.

Një meritë e madhe e trajnerit Roberto De Zerbi padyshim./Arbresh.info/

Të ngjashme