Breshka tridhjetë vjeçare e njohur me emrin ‘Yellow’, që pesëmbëdhjetë vjet më parë mbërriti në Akuariumin Sea Life në Benalmadena të Malagas nga Ishujt Kajman, ka parashikuar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Sipas breshkës “Yellow”, Liverpooli do të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid të shtunën mbrëma në Paris.
Mbajtësit e kësaj kafshe kanë përgatitur dy kontejnerë me një distancë prej rreth dy metrash, me një gjethe brokoli në secilën prej tyre – që përfaqësonte rivalët në këtë finale.
Kur u ul në pellgun ku ndodhej, breshka shkoi në anën e majtë të saj ku ishte imazhi i ekipit anglez, Liverpoolit, duke e zgjedhur si ‘fitues’.
Who do you think will win the Champions League? Yellow tells you who! https://t.co/TK61RdV9Bq
— MARCA in English (@MARCAinENGLISH) May 27, 2022
Oktapodi Paul
Breshka aspiron të bëhet ‘studiuesja’ më i mirë nga kafshët e tjera vizionare, si oktapodi Paul, i cili u bë i famshëm në vitin 2010 pasi parashikoi saktë tetë ndeshje të Kupës së Botës më 2010, duke përfshirë fitoren e Spanjës ndaj Holandës në finalen e luajtur në Johannesburg të Afrikës së Jugut më 11 korrik.
Drejtoresha e marketingut të Sea Life Benalmadena, Maria Morondo, vuri në dukje se “Yellow”, e cila peshon më shumë se 100 kilogramë, është “ylli i tunelit Jurassic” dhe shumë vizitorë pyesin për të, megjithëse shpreson që në këtë rast kafsha të ketë gabim, në mënyrë që skuadra spanjolle e drejtuar nga Carlo Ancelotti të fitojë.
Zgjedhja e Yellow, e cila ka bredhur për disa minuta të dyja gjethet e brokolit pa zgjedhur asnjërën prej tyre, në shenjë të qartë se do të jetë një finale e diskutueshme, ka lënë të mërzitur punonjësit e akuariumit, të cilët prisnin që breshka të zgjidhte ushqimin me imazhi i Real Madridit.
Liverpooli shkon për hakmarrje
Real Madridi dhe Liverpooli takohen sërish në finalen e Ligës së Kampionëve, siç ndodhi në vitin 2018, kur skuadra spanjolle mposhti 3-1 anglezët.
Dy gola u shënuan nga Gareth Bale dhe një nga Karim Benzema, ndërsa golin e Liverpoolit e shënoi Sadio Mane. /Telegrafi/
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...