Google ADS

Brenda 100 vitesh plotë 27 takime – kush ka rezultatet më të mira mes Anglisë dhe Spanjës

22:25 | 12 Korrik 2024
K.B

Shpikësit e futbollit do të jenë rivalët e Spanjës të dielën në Berlin nga ora 21:00 në finalen e madhe të Euro 2024.

Anglia është krenare për shpikjen e saj, por nuk ka qenë në gjendje të dominojë Evropën që kur pranoi të luante nga viti 1964, pasi sipas tyre Kampionati Evropian nuk ishte diçka e vlefshme dhe e përbuzi atë në edicionin e parë të 1960.

Anglia trofeun e vetëm dhe të fundit e ka fituar në vitin 1966, 58 vite më parë dhe që atëherë futbolli nuk është kthyer në shtëpinë e tij.

Spanja në anën tjetër ka fituar një Kupë Bote dhe tri Kampionate Evropiane, ku në 20 vitet e fundit ka shfaqur potencial të madh.

Anglia tani e udhëhequr nga Gareth Southgate, ka arritur për herë të dytë në finalen e Kampionatit Evropian. Dy herë radhazi, sepse tre vite më parë e patën një mundësi të madhe në Wembley dhe humbën me penallti kundër Italisë.

Anglia dhe Spanja janë takuar 27 herë mes vete në një periudhë pothuajse 100 vjeçare, me Tre Luanët që kanë rezultate më të mira se sa La Roja.

Finalja e këtij Euro 2024 është pika më e lartë e një rivaliteti që lindi me një disfatë historike për anglezët në maj 1929, kur Spanja mundi Anglinë 4-3 .

Ishte skuadra e parë që mundi anglezët. Hakmarrja e Anglisë erdhi me një fitore prej 7-1 në shtëpinë e Arsenalit në dhjetor të vitit 1931.

Anglia dhe Spanja kanë luajtur 27 herë në total

Maj 1929, Spanjë 4-3 Angli – miqësore
Dhjetor 1931, Angli 7-1 Spanjë – miqësore
Korrik 1950, Spanjë 1-0 Angli – Kupa e Botës
Maj 1955, Spanjë 1-1 Angli – miqësore
Nëntor 1955, Angli 4-1 Spanjë – miqësore
Maj 1960, Spanjë 3-0 Angli – miqësore
Tetor 1960, Angli 4-2 Spanjë – miqësore
Dhjetor 1965, Spanjë 0-2 Angli – miqësore
Maj 1967, Angli 2-0 Spanjë – miqësore
Prill 1968, Angli 1-0 Spanjë – miqësore
Maj 1968, Spanjë 1-2 Angli – miqësore
Mars 1980, Spanjë 0-2 Angli – miqësore
Qershor 1980, Angli 2-1 Spanjë – Kampionati Evropian
Mars 1981, Angli 1-2 Spanjë – miqësore
Korrik 1982, Spanjë 0-0 Angli – Kupa e Botës
Shkurt 1987, Spanjë 2-4 Angli – miqësore
Shtator 1992, Spanjë 1-0 Angli – miqësore
Qershor 1996, Angli 0(4)-(2)0 Spanjë – Kampionati Evropian
Shkurt 2001, Angli 3-0 Spanjë – miqësore
Nëntor 2004, Spanjë 1-0 Angli – miqësore
Shkurt 2007, Angli 0-1 Spanjë – miqësore
Shkurt 2009, Spanjë 2-0 Angli – miqësore
Nëntor 2011, Angli 1-0 Spanjë – miqësore
Nëntor 2015, Spanjë 2-0 Angli – miqësore
Nëntor 2016, Angli 2-2 Spanjë – miqësore
Shtator 2018, Angli 1-2 Spanjë – Liga e Kombeve
Tetor 2018, Spanjë 2-3 Angli – Liga e Kombeve

Anglia ka fituar 14 herë, tre ndeshja janë mbyllur baras, ndërsa Spanja ka fituar 10 ndeshje./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme