Braziliani i gjilanit njofton largimin nga klubi

21:31 | 26 Tetor 2022
K.B

Agustin Torrasa ka njoftuar se është larguar nga SC Gjilani.

Futbollisti brazilian nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se nga sot nuk do të jetë pjesë e “kuqebardhëve”.

Ndonëse arsyet e largimit nuk i ka dhënë, Torrasa ka falënderuar Gjilanin për kohën e kaluar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e SC Gjilanit. Krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi, falënderoj të gjithë njerëzit që ndanë me mua gjatë gjithë kësaj kohe. Unë do të ruaj kujtimet më të mira. Faleminderit SC Gjilani, faleminderit tifozëve për respektin e gjithmonë dhe faleminderit Kosovën! Shpresoj të kthehem një ditë. Pershendetje te gjitheve. Me respekt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme