Brazilianët e Juves lejohen të kthehen në shtëpi

00:00 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Dyshja e Juventusit, Alex Sandro dhe Danilo, janë lejuar të kthehen në vendlindjen e tyre në Brazil deri në fund të krizës së coronavirusit.

Të enjten, lojtarët e Zonjës së Vjetër pa simptoma të COVID-19 e përfunduan periudhën e vetizolimit, ashtu që dy lojtarët e përmendur janë thyer në shtëpitë e tyre.

Lirimi i tyre ka ardhur pasi Douglas Costa, Gonzalo Higuain, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic, u larguan nga Torino në javën e kaluar, edhe pse nuk e kishin përfunduar periudhën e karantinës.

Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë duke u rikuperuar nga coronavirusi, ndërsa Paulo Dybala ka thënë se ndihet shumë më mirë që nga diagnostikimi.

Në ndërkohë, Bianconerët akoma nuk e dinë se kur do të kthehen në stërvitje, njësoj si edhe klubet tjera në Serie A.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme