Kombëtarja e Brazilit e dëshmoi sa e përgatitur është për turneun e Kupës së Amerikës këtë verë, me fitore 2:0 në ndeshjen miqësore kundër Katarit. Por, brazilianët morën një goditje të madhe pasi Neymari mbeti i lënduar.
Dy golat e pjesës së parë nga Richarlisoni dhe Gabriel Jesus e udhëzuan Brazilin drejt fitores kundër kampionit të Kuëps së Azisë, Katarit, në ndeshjen miqësore të së mërkurës, transmeton Gazeta Express.
Por, brazilianët mbetën të zhgënjyer nga lëndimi i Neymarit, pasi që ylli i Paris Saint-Germainit u detyrua ta lë fushën e lojës qysh në minutën e 21-të, pasi që një ndërhyrje e la atë me ligament të këputur në kyçin e këmbës së djathtë.
Katari e pati mundësinë ta përgjysmojë epërsinë e Brazilit në këtë ndeshje, kur gjyqtari akordoi penallti për ta në minutën e 96-të të ndeshjes. Pas rishikimit me VAR, Boualem Khoukhi dështoi në tentimin e tij, duke e dërguar topin mbi portë.
Katari i kishte fituar shtatë ndeshje radhazi para kësaj miqësoreje kundër Brazilit, mirëpo brazilianët e treguan shumë të fortë për ta qysh nga minutat e para të ndeshjes.
Golin që e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes e shënoi Richarlisoni në minutën e 16-të, pas një harkimi të m irë nga Dani Alves. Ky ishte goli i katërt i Richarlisonit për ekipin kombëtar.
Neymari, i cili u pa duke qarë në bankën rezervë pas lëndimit, u laruga në minutën e 21-të të ndeshjes dhe u zëvendësua nga Everton Soares. Ky ndryshim nuk e dëmtoi Brazilin, që e gjeti golin e dytë vetëm tetë minuta më vonë, përmes Jesusit.
Brazili do t’i përfundojë përgatitjet për Kupën e Amerikës të dielën, në ndeshjen kundër Hondurasit, para se ta fillojë turneun më 15 qershor, me ndeshjen kundër Bolivisë. Ndërkohë, Katari s’do të luajë sërish deri më 16 qershor, kundër Paraguait.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...