Falë golit të shënuar në minutat shtesë të kohës së rregullt, Brazili e mposhti Argjentinën mbrëmjen e sotme (e martë).
Gjiganti nga Amerika e Jugut siguroi fitore me rezultat 1 me 0 ndaj skuadrës së Argjentinës në takimin miqësor të zhvilluar si nikoqir, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse dominuan gjatë gjithë ndeshjes kundër Argjentinës që ishte sërish në mungesë të superyllit Lionel Messi, goli i vetëm dhe vendimtar i ndeshjes erdhi në minutat shtesë të kohës së rregullt.
Super harkimi nga Neymar përmes rivënies këndore u shfrytëzua mirë nga Miranda që realizoi bukur me kokë për 1 me 0 në minutën 93′ duke mposhtur përfundimisht portierin Sergio Romero.
Uruguai është rivali i ardhshëm në takimin miqësor për Brazilin, ndërsa Argjentina e pret në shtëpi Meksikën./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...