Brazili ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Japonisë në Lille.
Skuadra e trajnerit Tite ka fitorar me rezultat bindës 1 me 3 në takimin e zhvilluar në stadiumin Pierre Mauroy, shkruan portali arbresh.info.
Neymar i siguroi skuadrës së tij epërsinë me një gol nga penalltia në minutën e 10′ por gaboi në goditjen nga pika e bardhë minuta më vonë duke dështuar në përballjen tjetër direkte me portierin Eiji Kawashima.
Por, Macelo me supergol nga distanca dyfishoi epërsinë e Brazilit vetëm disa sekonda më vonë pas goditjes dëshpëruese nga ylli i Paris Saint Germainit (17′).
Mysafirët e takimit shënuan edhe golin e tretë brenda pjesës së parë. Sulmuesi qendror Gariel Jesus shënoi me lehtësi në minutën e 36′ pas asistimit nga Danilo.
Japonia realizoi golin e vetëm në minutën e 63′ përmes Tomoaki Makinos, i cili shënoi me kokë për 1 me 3 pas asistimit nga Yosuke Ideguchi. Mbrojtësi Makinos mposhti Jemersonin në ajër pas goditjes nga këndi.
Takimi i ardhshëm i Brazilit është kundër Anglisë në stadiumin Wembley të martën e javës së ardhshme./arbresh.info/
Formacionet e ndeshjes:
Brazili: Allisson, Marcelo, Thiago Silva, Jemerson, Danilo, Casemiro, Giuliano, Fernandinho, Neymar, Jesus, Willian
Japonia: Kawashima, Sakai, Yoshida, Makino, Nagatomo, Yamaguchi, Hasebe, Ideguchi, Kubo, Osako, Haraguchi
Shikoni golat më poshtë:
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti