Google ADS

Brazili fitoi ndaj Kolumbisë, por goli i mysafirëve ishte i jashtëzakonshëm

15:10 | 24 Qershor 2021
KRG

Mesfushori i Kolumbisë, Luis Diaz ka shënuar padyshim njërin nga golat më të mirë këtë vit, në përballje me Brazilin në kuadër të grupeve në Copa America.

Kombëtarja e Brazilit ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Kolumbisë në kuadër të fazës së grupeve në Copa America.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Firmino (78’) dhe Casemiro (90+) për Brazilin, ndërsa për Kolumbinë shënoi Luis Diaz  në minutën e 10-të.

Edhe përkundër fitores dhe kualifikimit të Brazilit në raundin tjetër, vëmendja është fituar nga tjetër kush.

Bëhet fjalë për mesfushorin kolumbian, Diaz, i cili me golin e tij të shënuar në minutën e 10-të ka çmendur të gjithë dhe po bën gjiron e botës.

Diaz mori një harkim perfekt nga Juan Cuadrado, ndërsa pa u menduar fare kërceu lartë dhe shënoi në stilin ‘biçikletë’./GazetaOlle/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme