Brazili e ka vazhduar ecurinë e përkryer në kualifikime për Kupën e Botës 2022, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Uruguain në “Montevideo” të martën.
Për kombëtaren e Brazilit golat i shënuan Arthur dhe Richarlison në pjesën e parë, duke ia siguruar fitoren e katërt në po aq ndeshje deri tani, raporton Gazeta Express.
Uruguai ishte pa sulmuesin kryesor, Luis Suarez, i cili rezultoi pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa në minutën e 71-të Edinson Cavani u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Ndeshja kundër Urugait ishte e 11-ta me radhë pa humbje në të gjitha garat për Brazilin.
Brazili është duke bërë ecurinë e ëndrrave në kualifikimet për Botëror dukë filluar me katër fitore. Lojtarët e trajnerit Tite, kanë përfunduar të parët për kualifikimet e Botërorit 2018 me 12 fitore, por me këtë ecuri ata janë ende në rrugë për të bëre një dominim total të kësaj gare.
Edhe pse kombëtares së Brazilit i mungoi ylli i tyre Neymar, përsëri arritën që të fitojnë dy ndeshjet radhazi pa të.
Fitorja e fundit e Urugait kundër Brazilit ishte në vitin 2001, ndërsa në muajin mars vazhdojnë përsëri ndeshjet për kualifikime, Brazili do të ndeshet me Kolumbinë dhe Argjentinën, ndërsa Uruguai do të përballet me Argjentinën dhe Bolivinë.
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës