Shaqiri është vlerësuar si më i miri kundër Brazilit, ku Zvicra barazoi 1-1, ndërsa Xhaka më i dobëti.
Favoriti numër një për të triumfuar në Rusi, Brazili, është ndalur nga Zvicra e shqiptarëve, duke barazuar 1-1 në sfidën që u zhvillua në “Rostov Arena”.
Brazili e nisi mirë sfidën, duke gjetur golin e epërsisë në minutën e 20’, përmes një magjie nga anëtari i Barcelonës, Philippe Coutinho në minutën e 20-të.
Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 50’, Brazili u ndëshkua pas një goditje nga këndi. Steven Zuber shënoi me kokë një gol të dyshimtë duke shtyrë Mirandan.
Deri në fund, dyja skuadrat kishin rastet e veta, por portat nuk u tundën më dhe në fund, Brazili e Zvicra ndanë pikët, teksa në grup prin Serbia me 3 pikë.
Për Zvicrën startuan katër shqiptarë: Xhaka, Shaqiri, Xhemaili dhe Behrami, ky i fundit u largua nga loja në minutën e 71.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...