Google ADS

Braithwaite: Nuk e kam kërkuar numrin 10 në fanellë, do ishte mos respekt

17:45 | 31 Gusht 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite ka hedhur poshtë spekulimet se ka kërkuar numrin 10 në fanellë.

Lionel Messi është afër largimit, kurse ka pasur raportime që Braithwaite ka kërkuar numrin 10 që e ka mbajtur argjentinasi që dy dekada, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, lojtari ka mohuar këto raportime duke thënë se do ishte mos respekt.

“Sigurisht që nuk shkova të klubi dhe të kërkoja numrin e Messi-t”.

“Do ishte shumë mos respekt ndaj tij”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet cili do e mbajë fanellën e ‘pleshtit’ në “Camp Nou”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme