Drejtori i Barcelonës Ariedo Braida, ka thënë se donte ta “rrëmbente” Messin para se ai të kalonte në ekipin e parë të Barcelonës.
Braida ka qenë drejtor i përgjithshëm në Milano deri në janar të vitit 2014, kurse së fundi i është bashkëngjitur Barcelonës, në një komision të ri teknik që merret me mbikëqyrjen e planeve për skuadrën e parë.
68-vjeçari pretendon se ishte afër që ta transferonte 4-herë fituesin e “Topit të Artë” në Milano, para se ai të bëhej i famshëm.
“A kam provuar që ta transferoj Messin në Milano në të kaluarën? Kam pasur një thirrje nga dikush në kohën kur ai ishte akoma i ri dhe tentova ta transferoj”, ka deklaruar Braida.
“Messi nuk është thjesht futbollist. Ai është një fenomen, një jashtëtokësor. Është në nivelin e Peles dhe Maradonës”, theksoi 68-vjeçari.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?