Braga ka pësuar një humbje 1-2 si vendas kundër Bodo/Glimt në kuadër të Europa League, në një ndeshje dramatike që është vendosur në momentet e fundit.
Në fillim të ndeshjes në “Estadio Municipal de Braga”, ishin vendasit që dukeshin më kërcënues, me Fernandes që dy herë e ka detyruar portierin e Bodø/Glimt të bënte pritje nga distanca. Portieri mysafir i ka pritur të dyja përpjekjet me sukses, duke mbajtur rezultatin të paprekur. Pavarësisht intensitetit dhe përpjekjeve të të dyja skuadrave, pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura.
Brenda dhjetë minutave të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e pesëdhjetë e tretë, Bodo/Glimt ia ka arritur ta thyente baraspeshën me një aksion të shkëlqyer individual nga Evjen, i cili pasi ka shmanguur një mbrojtës vendas, ka goditur saktë në këndin e poshtëm të portës për t’i dhënë epërsinë skuadrës norvegjeze.
Braga ia ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, përmes një aksioni të papritur. Khaikin ka pritur një goditje të Brumës, por topi ka devijuar te këmbët e Niakate, i cili nuk e ka pasur të vështirë të shënonte në portën bosh.
Megjithatë, ndeshja është vendosur në momentet e fundit. Në minutën e katërt të shtesës, Nielsen e ka devijuar një goditje nga këndi të Berg, duke mposhtur portierin vendas dhe duke i siguruar Bodo/Glimt një fitore të vlefshme./rtk/
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...