Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, pas stërvitjeve të para të zhvilluara para përballjeve të radhës, kualifikuese për Botëror, ka thënë se është i kënaqur me punën e lojtarëve.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se pret të sheh kombinimin Jones-Kastrati, të cilët më parë nuk kanë luajtur bashkë, derisa ka bërë të ditur se ekipi ka punë për të bërë në ndeshje ndaj Polonisë dhe Lituanisë që janë kundërshtarë të fortë dhe favoritë të grupit.
Deri më tani i kemi zhvilluar tri stërvitje dhe jam i kënaqur me punën që e kanë bërë basketbollistët. Është shumë mirë që i kemi që të gjithë këtu dhe posaçërisht që tani e kemi në dispozicion edhe Shawn Jones-in dhe që është rikthyer Erjon Kastrati.
Jemi të emocionuar, ky është një shans i mirë për të luajtur në Poloni, pasi që kemi dëgjuar se këtu atmosfera është shumë e mirë. Po ashtu Polonia ka një skuadër shumë të fortë, aktualisht është e 28-ta në renditjen botërore, por unë besoj se djemtë tanë do të bëjnë më të mirën.
Dardani është në formë të mirë, Lisi po ashtu, ata me ekipet e tyre në Çeki, përkatësisht Lituani janë më mes të edicioneve. Po ashtu edhe Shawn është duke bërë mirë me klubin e tij Dinamo Sassari në Itali.
Kjo përbërje e ekipit do të luaj për herë të parë së bashku, Shawn nuk ka luajtur asnjëherë deri më tani me Erjonin dhe unë nuk e kam pasur rastin që ta kem atë në dispozicion kurrë më parë. Ne kemi shumë punë të bërë, por shpresojmë të luajmë sa më mirë më 23 shkurt kundër Polonisë dhe më 26 ndaj Lituanisë”.
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të dielën ka zbarkuar në Torun të Polonisë, ku do të qëndrojë deri më 22 shkurt dhe më pas do të zhvendoset për në Wloclawek, qytetin ku edhe do të zhvillohet ndeshja me polakët.
Kosova do të ballafaqohet me Poloninë më 23 shkurt duke filluar nga ora 19:00 në Wloclawek, kurse më 26 shkurt në Klaipeda do të jetë mysafire e Lituanisë, takim ky që do të luhet me fillim nga ora 19:30.
Të dyja këto ndeshje i takojnë Dritares së Dytë të Grupit C të kualifikimeve evropiane të Kupës së Botës “Kina 2019”, ku Kosova është në grup me Lituaninë, Hungarinë dhe Poloninë.
Duhet theksuar se në dy ndeshjet e Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Kosova ka pësuar disfata, së pari në shtëpi në përballje me Lituaninë dhe më pas si mysafire në ballafaqim me Hungarinë. /Telegrafi/
Tayna hyn të hënën në Big Brother VIP Kosova
Londinezët synojnë ta ndalin hovin e “The Reds”/...
Kurti: Në Gjilan për të rikonfirmuar mbështetjen mbarë popul...
Trump mbështet Musk mbi çështjen e vizave për punonjësit e h...
Samsung Galaxy Ring 2 mund të jetë një befasi
City rikthehet tek fitorja në Premier League, mposhtë Leices...