Bournemouthi mposhtë Man United me golin nga Josh King

15:23 | 2 Nëntor 2019
Arbresh Info

Bournemouth ka regjistruar fitore me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë mposhtur në takimin e pasdites së sotme (e shtunë) të zhvilluar në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Vendasit gjetën golin e epërsisë në fund të pjesës së parë, por ishte i mjaftueshëm për të siguruar tri pikë të plota pas një muaji.

Josh King dërgoi topin në rrjetën e portierit David de Gea, skuadra e të cilit pavarësisht tentimeve të njëpasnjëshme në fraksionin e dytë nuk arriti të gjej golin e barazimit.

Manchester United tani qëndron në pozitën e tetë me vetëm 13-të pikë, ndërsa Bournmeouth qëndron në pozitën e gjashtë në tabelë me 16-të pikë – aq sa ka edhe Arsenali një pozitë më lartë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme