Bournemouth është skuadra më në formë e Premier League, të paktën në këto javë të fundit në elitën e futbollit anglez. “The Cherries” kanë koleksionuar plot 19 pikë në shtatë ndeshjet e fundit duke lënë vetëm dy pikë në këtë rrugëtim, në barazimin shtëpiak me Aston Villan.
Në këtë periudhë, Bournemouth ia ka dalë me sukses ndaj Newcastle, Sheffield United, Crystal Palace, Manchester United, Nottingham Forest dhe së fundmi Fulham. Kjo ecuri fantastike e skuadrës së drejtuar nga trajneri spanjoll, Andoni Iraiola nisi pas disfatës tenistike ndaj Manchester City me rezultatin 6-1.
Kujtojmë se në 11 javët e para, Bournemouth kishte marrë vetëm një fitore dhe vetëm gjashtë pikë. Megjithatë, tashmë situata ka ndryshuar në 360 gradë dhe aktualisht Bournemouth renditet në vendin e 10 me 25 pikë. Nga ana tjetër, në ndeshjen ndaj Fulham, Bournemouth “theu” edhe një tabu pasi mori një penallti në favor pas plot 609 ndeshjesh./ss
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...