Bournemouthu është mposhtur me rezultat tronditës pasditen e sotme (e shtunë) nga Liverpooli.
“Redsat” kanë vazhduar serinë e fitoreve në Premierë Ligë duke siguruar edhe tri pikë të tjera pas fitores së thellë 0 me 4 në stadiumin Vitality kundër skuadrës së Eddie Howes, shkruan portali arbresh.info.
Pas super paraqitjes në këtë takim brenda të cilit shënoi hat-trick (25′) (48′) (68′), Mohamed Salah është lojtari i ndeshjes dhe është vlerësuar me notën më të lartë të mundshme – 10.
Me notë të lartë te skuadra mysafire është vlerësuar edhe Firmino (7.8), Fabinho (7.6) dhe Joel Matik (7.5). Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën 6.5.
Lojtari me notën më të dobët në këtë takim është poriteri i Bournemouthit, Asmir Begovic (4.4)./arbresh.info/
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...