Kupa e Botës e vitit 2022 që organizohet në Katar, mund të sjellë shumë ndryshime.
Botërori i vitit 2022, mund të jetë i parë që mund të organizohet me 48 ekipe pjesëmarrëse.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se institucioni që drejton ai, do të mbështesë vendimin për zgjerimin e Kupës së Botës në botërorin e vitit 2022.
“Do të shqyrtojmë pikëpamjet e të gjitha federatave të FIFA-s. Shumica është pro këtij vendimi, sepse 50 ose 60 vende e ëndërrojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës”, ka deklaruar Infantino, transmeton Sky Sport, përcjell ‘lajmi.net’.
Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e 16 shteteve më shumë në Kupën e Botës do të merret në mars të vitit të ardhshëm.
Zgjerimi i botërorit të Katarit, do të ishte një mundësi më tepër për Kosovën që të shkruajë historinë, duke siguruar pjesëmarrjen në eventin më të madh sportiv që ka sot bota.
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert