Google ADS

Botërori 2026 organizohet nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika

13:13 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Oferta për organizimin e Botërorit 2026 i është pranuar SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Kjo është bërë e ditur në Kongresin e 68-të të FIFA-s në prag të turneut 2018 në Rusi, transmeton portali arbresh.info.

Oferta fituese me 69 vota do të thotë që Kupa Botërore do të organizohet në Amerikën e Veriut për herë të parë qëkur Shtetet e Bashkuara e organizuan atë në vitin 1994.

Megjithatë, ishte një zhgënjim për Marokun, që për herë të pestë humbën ofertën e tyre për të organizuar këtë event madhështor.

Afrika e Jugut është shteti i parë afrikan që ka organizuar Kupën e Botës më 2010./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme