Është vetëm 16-vjeçar, por, Ansu Fati, si në ditët e para të Leo Messit në fëmijëri, ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Ai ka shënuar sërish për Barcelonën, në fitoren 5-2 në “Camp Nou” kundër Valencias, po ashtu edhe ka asistuar për golin e shënuar nga De Jong.
Shumë vite më parë, bota u njoftua me Leo Messin. Në moshën 16-vjeçare, argjentinasi kishte nisur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, si një ndër talentët më premtues dhe që do të lërë gjurmë në botën e futbollit.
Këtë edhe e ka bërë Leo Messi, ka shkruar emrin në librat e historisë, si një ndër futbollistët më të mirë në botë, ndoshta edhe më i miri i të gjitha kohëve – ka fituar 5 Topa të Artë, 6 Këpuca të Arta dhe ka thyer shumë rekorde historike që askush nuk e ka imagjinuar se janë të arritshme.
Përderisa Messi ka lënë tashmë 32 vjet dhe po shkon drejt pensionimit, varjes së atleteve, pasi i ka dhënë shumë futbollit për më shumë se 10-vite, një tjetër “Messi” po lind, po ashtu te Barcelona.
Ai është Ansu Fati, 16-vjeçari që ka mahnitur tashmë botën me talentin e tij.
Fati, në mungesë të shumë lojtarëve, mori ftesë nga Ernesto Valverde për të luajtur me ekipin e parë dhe debutoi me 25 gusht.
Disa ditë më vonë, me 31 gusht, Fati u inkuadrua në lojë kundër Osasunës në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë golin e barazimit për 1-1, goli i parë në karrierë me fanellën e Barcelonës, i cili s’mund ta besonte që në moshë kaq të re, erdhi dita që shumë fëmijë të akademisë e ëndërrojnë.
Sido që të jetë, ai ishte vetëm fillimi për Ansu Fatin. Për shkak të talentit që posedon, por ndoshta edhe mungesave që ka në fazën ofensive Barcelona, Valverde ia dha shansin edhe të shtunën, kundër Valencias.
Fati, edhe pse 16-vjeçar, tregoi që e pret një e ardhme e ndritur dhe shënoi e asistoi në fitoren 5-2 në “Camp Nou”.
Pas kësaj ndeshje, e përditshmja spanjolle ‘Sport’, ka vendosur foton e Fatit në ballinë dhe ka shkruar ‘Ansu, nga cili planet vjen?!’, derisa gazetarë të shumtë mendojnë se një tjetër ‘Messi’ ka lindur.
Fati, që më 31 tetor do t’i mbushë 17 vjet, është bërë futbollisti më i ri në histori të Barcelonës që shënon në La Liga dhe më i riu në histori të La Ligës që asiston dhe shënon në një ndeshje.
Jeta i ka ndryshuar rrënjësisht Ansu Fatit dhe një gjë tashmë është e sigurt, ai do të shndërrohet në një prej më të mirëve në të ardhmen dhe do t’i dhurojë shumë futbollit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?