Bota e futbollit në zi, ndërron jetë futbollisti i njohur

11:20 | 18 Janar 2020
A. B.

Një lajm i trishtë për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme, teksa legjenda e Juventusit dhe Italisë, Pietro Anastasi ka ndërruar jetë.

Anastasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitit 2018 dhe orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Ai shpërtheu me Juventusin dhe Italinë rreth viteve 70’, ku ishte edhe kulmi i karrierës së tij, duke treguar paraqitje të shkëlqyera.

Në 1976 Anastasi u shkëmbye me Boninsengan e Interit, një transferim ky që bëri bujë asokohe.

Megjithatë ai nuk kishte të njëjtin sukses te Interi ashtu siç kishte te Juventusi. Me bardhezinjtë fitoi 3 kampionate, dhe në 68’, fitonte Europianin me Italinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme