Lojtarë dhe klube të ndryshme shprehën ngushëllime në media sociale pasi policia konfirmoi se trupi i argjentinasit, Emiliano Salah, ishte identifikuar si i gjeturi i vdekur nën rrënojat e aeroplanit.
Lajmi i vdekjes së Emiliano Sala ka dërguar botën e futbollit në zi pasi u konfirmua pas mesnatës së enjte se trupi i sulmuesit ishte ai identifikuar disa ditë më parë nën rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në det.
Policia e Dorsetit konfirmoi lajmin e trishtuar duke lëshuar një deklaratë ku thotë se mjeku i tyre kishte identifikuar 28-vjeçarin dhe se familja e Salas dhe pilotit David Ibbotson ishin njoftuar.
Mesazhet e trishtimit, mbështetjes dhe ngushëllimit kanë ardhur në mediat sociale nga e gjitha bota e futbollit që bëhet pjesë e zisë për vdekjen tragjike të sulmuesit të Cardiff Cityt.
“Gjithmonë në mendimet tona”, ishte postimi i Cardiffit, klubit ku u transferua Sala dhe nuk mundi të debutojë.
“Pusho në paqe EMI”, ka shkruar Mbappe, ashtu sikurse shkroi edhe klubi i Barcelonës, anglezi Harry Maguire dhe Iker Casillas.
Edhe shumë klube tjera dhe futbollistë të njohur në botën e futbollit shfrytëzuan rrjetet sociale për të ngushëlluar për vdekjen që tronditi sportin më të bukur në botë.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...