Boston pëson nga Utah Jazz, Philadelphia triumfon vetëm pas vazhdimeve

11:41 | 10 Nëntor 2018
Arbresh.info

Boston Celtics ka pësuar humbje në derbin e mbrëmjes në NBA.

Ndeshja ishte spektakolare që nga fillimi deri në fund dhe me shumë aksione të mira nga të dyja skuadrat.

Por në fund ata që festuan ishin vendasit e Utah Jazz me rezultatin 123-115 përballë Celtics.

Basketbollisti australian, Joe Ingles ishte më meritori për këtë fitore të Jazz me 27 pikë të shënuara.

Me lojë të mirë u dallua edhe Donovan Mitchell që realizoi 21 pikë dhe Crowder që shtoi 20 të tjera.

Celtics në këtë takim ishin pa fundorin e tyre Kyrie Irving dhe mungesa e tij u vërejt shumë.

Rozier ishte më efikasi tek bardh e gjelbërtit me 22 pikë i ndihmuar edhe nga Jayson Tatum me 21 por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore tejet të vështirë ka shënuar edhe Philadelphia 76ers përballë Charlotte Hornets.

76ers ka triumfuar vetëm pas vazhdimeve me rezultat 133-132 pasi koha e rregullt kishte përfunduar 119-119.

Qendra Joel Embiid ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë për 76ers duke shënuar 42 pikë ku 19 prej tyre i shënoi nga gjuajtjet e lira.

Me lojë të mirë u dallua edhe Ben Simmons që shtoi 22 pikë e 13 asistime, ndërsa kroati Dario Saric kontribuoi me 18 pikë e nëntë kërcime.

Tek Hornets më efikasi ishte fundori Kemba Walker që shënoi 30 pikë e nëntë asistime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando – Washington 117:108

Philadelphia 76ers – Charlotte Hornets 133:132

Atlanta Hawks – Detroit Pistons 109:124

Miami – Indiana 102:110

Denver – Brooklyn 110:112

Utah – Boston 123:115

Sacramento – Minnesota 121:110

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme