Google ADS

Boston Celtics merr fitoren e parë në serinë finale të konferencës

08:20 | 22 Maj 2024
D.H

Boston Celtics ka arritur të shënoj fitore në sfidën e parë të finales ndaj Indiana Pacers pas vazhdimeve në finalen e parë të konferencës lindore, në kuadër të NBA.

Pas vazhdimeve Celtics ka arritur të triumfoj me rezultat 133-128, shkruan Arbresh.info.

Teksa koha e rregullt u mbyll baras me rezultat 127-127.

Më të dalluarit tek Bostoni ishin Jayson Tatum me 36 pikë 12 kërcime e katër kërcime, Holiday shtoi 28 sosh, shtatë kërcime dhe tetë asistime.

Gjithashtu edhe Brown bëri lojë të mirë ku shtoi 26 pikë shtatë kërcime e pesë asistime.

Nëdrkohë paraqitje monstruoze bënë dyshja Haliburton-Siakam, por kjo performancë shkoi dëm, pasi ndeshja nuk u fitua.

Haliburton shënoi 25 pikë dhe shtoi 10 kërcime e tri asistime, kurse Siakam arriti double-double me 24 pikë e 12 kërcime dhe shtatë asistime.

Ndeshja e radhës luhet të TD Garden me 24 maj në ora 2:00, pas mesnate me kohën tonë lokale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme