Gjiganti në Gjermani, Borussia Dortmundi ka reaguar duke konfirmuar që ylli Marco Reus do të nënshkruaj së shpejti kontratë të re në Signal Iduna Park.
28-vjeçari nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje të vetme këtë sezon për shkak të lëndimit, por klubi vazhdon ende të ketë besim në të, transmeton portali arbresh.info. Edhe ose Reus ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale, Borussia Dortmundi ka në plan t’i ofroj atij rinovimin e kontratës për të shmangur gjithashtu interesimin për shërbimet e tij.
“Qëndrimi jonë nuk ka ndryshuar”, ka thënë drejtori sportiv Michael Zorc për gazetën gjermane ‘Bild’. “Qëllimi jonë vazhdon të jetë që Marco Reus të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë”
Bazuar në raporte të ndryshme, Marco Reus nuk dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Signal Iduna Park për momentin dhe mund të shqyrtoj të gjitha mundësitë deri në fund të sezonit.
Objektivi kryesor i sulmuesit të shumëvlerësuar është rikthimi në aksion në përpjekje për të siguruar një pozitë në skuadrën e Gjermanisë për Kampionatin Botëror./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...