Shënjestra e Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang startoi për herë të parë që nga 16 dhjetori te Borussia Dortmundi në ndeshjen e barazuar ndaj Freiburgut.
Dortmundi ka konfirmuar se ata janë të përgatitur për të shitur sulmuesin e tyre, por vetëm nëse “parametrat e caktuara plotësohen”, transmeton portali arbresh.info. Burime të afërta me Dortmundin thonë se Arsenali duhet të paguaj shifrën prej 60 milionë euro për të nënshkruar me Pierre Emerick Aubameyangin.
Aubameyang është suspenduar nga klubi për ndeshjen e tyre ndaj Wolfsbrugut dy javë më parë për shkak se mungoi në një takim me skuadrën.
“Ne jemi të gatshëm për të realizuar transferimin nën disa parametra të caktuar por vetëm nëse ato plotësisht pranohen”, ka thënë drejtori sportiv Michael Zorc. “Ne jemi në një pozitë të qartë. Arsenali ka bërë disa përpjekje të shumta deri tani. Ne i kemi refuzuar të gjitha ato”
28-vjeçari ishte lënë gjithashtu jashtë skuadrës edhe në ndeshjen ndaj Hertha Berlin për shkak se zyrtarët e klubit besonin që reprezentuesi gabonez nuk ishte plotësisht i fokusuar./arbresh.info/
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...