Borussia Dortmundi ka regjistruar tri pikët e parë të këtij sezoni në Bundesliga në ndeshjen si mysafirë ndaj Wolfsburgut.
Gjiganti shënoi fitore me rezultat 0 me 3 në takimin e xhiros së parë të ligës më të madhe në Gjermani të zhvilluar në stadiumin Volkswagen Arena, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi anësor Christian Pulisic dërgoi në epërsi skuadrën e Peter Boszit në minutën e 22′ para se mbrojtësi Marc Bartra të dyfishonte shifrat me një super gol vetëm pesë minuta më vonë (27′).
Reprezentuesi gabonez Pierre Emerick Aubameyang ishte autori i golit të tretë. Sulmuesi realizoi një gol të bukur pas asistimit nga Christian Pulisic në minutën e 60′./arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?