Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke i ka bërë thirrje Erling Haaland që të marrë një vendim për të ardhmen e tij në vitin 2022.
Haaland është lidhur shumë me një largim nga Signal Iduna Park në muajt e ardhshëm, me Real Madrid dhe Barcelonën që të dy në ndjekje të tij.
Reprezentuesi norvegjez është nën kontratë deri në vitin 2024 me klauzolën e tij të largimit që përflitet se do të bjerë në 75 milionë euro në fund të këtij sezoni.
Megjithatë, Watze ka konfirmuar se një largim nuk ka gjasa këtë muaj për 21-vjeçarin, por pranoi se vera mund të jetë një situatë ndryshe për klubin.
“Kush do të largonte një nga sulmuesit më të mirë në Evropë në merkaton e dimrit nëse nuk do të duhej?”, sipas një interviste me “Der Spiegel”.
“Anu nuk do të largohet në janar. Dortmundi është ende në tre gara dhe ne duam të garojmë me skuadrat më të mira”.
“Sigurisht që do të jetë e vështirë për ta mbajtur atë. Megjithatë, ne duam dhe do të përpiqemi”.
“Haaland nuk do të largohet në janar, por në verë do të jetë e vështirë ta mbajmë atë”.
La Liga ka të ngjarë të jenë të rivalizuar nga gjigandët e Premier League, Manchester City në garë për të nënshkruar me Haaland në 2022.
Ish-sulmuesi i RB Salzburg ka shënuar 19 gola në 15 ndeshje në 2021/22, pasi shënoi 41 gola në 41 paraqitje sezonin e kaluar./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën