Google ADS

Borussia Dortmund mposhtet në shtëpi nga Werder Bremen

17:31 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Borussia Dortmund është befasuar nga Werder Bremen, pasi është mposhtur me rezultat 1 me 2.

Dortmund u mposhtë edhe në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve, nga Real Madrid dhe si duket ka ndikuar edhe në kampionatin gjerman.

Golat për fitoren e Werder Bremenin, i shënuan Maxmilian Eggestein, i cili shënoi në minutën e 26, ndërsa golin e fitores e shënoi mbrojtësi i krahut t ë djathtë, Gebre Selassie, në minutën e 65.

Golin për skuadrën vendase e shënoi i zakonshmi, Pierre Erick Abuameyang, në minutën e 58.

Dortmund pas kësaj humbje renditet në pozitën e shtatë në tabelë, me 22 pikë, ndërsa Werder Bremen, me këtë fitore ka shtuar gjasat për qëndrim në Bundesligë, pasi renditet në pozitën e 16-të me 14 pikë. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme