Borussia Dortmund me rezultat bindës mposhtë Schalke 04

20:22 | 24 Tetor 2020
Arbresh Info

Borussia Dortmund ka fituar në shtëpi ndaj Schalke 04 duke triumfuar me rezultat bindës 3 – 0.

Vendasit dominuan ndeshjen, derisa realizuan tri herë që t’i arkëtojnë pikët e plota, shkruan portali arbresh.info.

Rezultati ishte i barabartë në pjesën e parë, meqenëse dy skuadrat nuk gjetën rrugën drejt golit.

Ishte Akanji që zhbllokoi shifrat në minutën e 55-të.

Pas gjashtë minutave, ylli i “Verdhëzinjëve”, Erling Haaland dyfishoi shifrat pas asistimit së Jadon Sancho-s.

Derisa, fitoren e vulosi Mats Hummels në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitore, Dortmund renditët në pozitën e tretë me 12 pikë, një më pak se lideri RB Leipzig, kurse Schalke 04 qëndron në vendin e parafundit me vetëm një pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme