Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michel Zorc ka thënë se klubi do të diskutojë me Real Madrid për mbrojtësin e krahut, Achraf Hakimi.
21-vjeçari është duke kaluar në formë shumë të mirë te gjiganti gjerman, gjë që ka bërë që klubi të dëshirojë blerjen e mbrojtësit me prejardhje nga Maroku , transmeton portali arbresh.info.
Zorc ka thënë se do bisedojnë me “Los Blancos” edhe pse klubi spanjoll është në dijeni se “Verdhëzinjtë” duan ta mbajnë në skuadër.
“Duhet të bisedojmë me Real Madrid në javët e ardhshme. Vendimi nuk është i joni. Ndihet rehatshëm. Reali e di se ne duam ta mbajmë”, deklaroi ai.
Hakimi iu bashkua Realit në verë të vitit 2018 dhe deri me tani ka bërë 58 paraqitje duke shënuar nëntë gola dhe kontribuar me 13 asistime.
Ndërsa këtë sezon ka bërë 30 paraqitje duke shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me gjashtë asistime./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?