Borussia Dortmundi është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.
Skuadra nga Dortmundi triumfoi me rezultat minimal 0:1 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 0:2.
Përballja e dytë gjysmëfinale u luajt në “Parc des Princes”.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Verdhezinjtë” e realizoi Matts Hummels, në minutën e 50-të.
Parisienët kishin rastet e tyre edhe sonte, duke e goditur edhe shtyllën në disa raste, por që sërish golin nuk e gjetën.
Borussia Dortmundi në finalen e madhe do të presë fituesin nga ndeshja e nesërme, mes Real Madridit dhe Bayern Munichit, e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Në këtë ndeshje gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë është mbyllur baras 2:2.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...