Lideri i Bundesligas ka pësuar mbrëmjen e sotme (e martë) një disfatën e parë sezonale ndaj një kundërshtari befasues.
Fortuna Dusseldorfi, që ishte në zonën e dëbimit para kësaj ndeshje, i ka dhënë fund tetë fitoreve radhazi nga në Bundesliga në takimin e zhvilluar këtë mbrëmje mes tyre në kuadër të xhiros së 16-të, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Lucien Favre është mposhtur me rezultat të ngushtë 2 me 1 në takimin si mysafirë në stadiumin Merkus Spiel Arena kundër Fortuna Dusseldorfit.
Nikoqirët shënuan golin e epërsisë derisa po zhvillohej minuta e 22′ e ndeshjes përmes Dodi Lukebakios, ndërsa dyfishuan shifrat në minutën e 56′ përmes Jean Zimmmer.
Gjiganti gjerman arriti të ngushtojë epërsinë duke realizuar për 2 me 1 në minutën e 81′ përmes sulmuesi Paco Alcacer, por goli nga ish ylli i Barcelonës nuk ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar tyre ndonjë pikë.
Sidoqoftë, Borussia Dortmundi vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 39 pikë, shtatë më shumë se Borussia M’gladbach me 33 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Fortuna Dusseldorf është vetëm një pikë larg zonës së dëbimit (15)./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...