Google ADS

Borja Mayoral shumë afër kalimit të gjiganti italian

18:20 | 27 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid-it, Borja Mayoral është afër që t’i bashkohet Romës, derisa më herët ishte i lidhur me rivalin lokal, Lazio.

23-vjeçari shihet si pasuesi i Edin Dzeko-s, ngase Roma ka vetëm një qendërsulmues, transmeton portali arbresh.info.

Kontrata momentale spanjollit me Real-in i skadon në qershorin e vitit 2021, andaj duhet ta rinovojë edhe për një edicion pastaj ka të drejtë t’i bashkohet Romës në formë huazimi me mundësi blerje.

Mayoral dy edicionet e fundit i ka kaluar huazim të Levante, ku ka shënuar 14 gola në 69 paraqitje, gjithashtu duke dhuruar edhe dy asistime.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja është arritur, derisa kanë mbetur vetëm disa detaje që duhet kompletuar.

Mayoral para disa muajve ishte synim i Lazio-s, por klubi në fund zgjodhi yllin kosovar Vedat Muriqi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme