Google ADS

Borini përgëzon Feronikelin për lojën e zhvilluar dhe tifozët shqiptarë për pritjen

23:37 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

Fabio Borini është deklaruar pas miqësores që Feronikeli e zhvilloi ndaj Milanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sulmuesi i gjigantit italian ka thënë pas ndeshjes se i pëlqeu pritja që u bënë tifozët shqiptarë, derisa ka përgëzuar Niklin për lojën e zhvilluar.

“Ishte një ndeshje e mirë, ishte hera e parë për mua në Kosovë dhe na kanë pritur shumë mirë”. Feronikeli provoi të luajë futboll, u mbrojtën mirë”, ka thënë Borini pas ndeshjes në një intervistë për RTV Dukagjini.

“Ju falënderoi për mirëpritjen, është kënaqësi kur e shikon që njerëzit e ndjekin Milanin edhe larg Italisë”, ka përfunduar sulmuesi i Rossonerëve.

Milani e mposhti 0-2 në udhëtim kampionin e Kosovës, derisa golat u shënuan nga Suso në minutën e 26-të dhe Suso në të 58-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme