Në palestrën “Karagaç” është zhvilluar derbi lokal ndërmjet Pejës dhe Boreas (78-85), në kuadër të xhiros së 24 të Superligës së Kosovës në basketboll.
Basketbollistët që kishin epitetin e nikoqirit shënuan dy pikë më shumë se kundërshtari në dhjetëminutëshin e parë (15:13).
Shumë më bindëse ishte Peja në çerekun e dytë, në të cilin shënoi dhjetë pikë më shumë se Borea (28:18) dhe shkoi në pushim me epërsi bindëse.
Mirëpo, basketbollistët e Boreas u kthyen për ta fituar cerekun e tretë me dhjetë pikë më shumë (17:27) duke e ngushtuar rezultatin.
Ndërsa në pjesëlojën e fundit përmbysën gjithçka (18:27) dhe e fituan takimin me shtatë pikë epërsi (78-85).
Nga ana tjetër, për Pejën kjo ishte humbja e 18-të, ndërsa numëron edhe gjashtë fitore, dhe ka po ashtu 30 pikë.
Këto dy skuadra përpiqen të shmangen nga zona ‘play out’ e sidomos duan t’i ikin vendit të fundit (që aktualisht mbahet nga Kerasan Prishtina) që nënkupton rënie nga liga.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...