Me rezultat 93-69, Borea e ka mposhtur Pejën në derbin lokal të zhvilluar në palestrën “Karagaçi”.
Borea bëri paraqitje shumë më të mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën e epërsi të lartë prej 19 pikësh (49-30).
Në çerekun e parë, skuadra që kishte epitetin e nikoqirit shënoi 30 pikë kundrejt 22 pikëve të ekipit kundërshtar.
Po ashtu, edhe në dhjetëminutëshin e dytë basketbollistët e Boreas luajtën më mirë duke shënuar 11 pikë më shumë se ata të Pejës (19:8).
Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, ndërsa me shtatë pikë epërsi e përfunduan cerekun e tretë (27:20).
Vetëm në pjesëlojën e fundit, ekipi që pati epitetin e mysafirit i shënoi dy pikë më shumë (17:19).
Kjo ishte vetëm fitorja e tretë e Boresë, pas 17 ndeshjesh, ndërsa vazhdon të qëndrojë në fund të tabelës me 20 pikë të fituara.
Peja, ndërkohë, e ka regjistruar humbjen e 12-të sezonale, derisa numëron vetëm pesë fitore. Kjo kuadër pozicionohet në vend të gjashtë në tabelë me 22 pikë.
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...