Ashtu siç pritej, ashtu edhe ndodhi.
Skuadra e Sigal Prishtinës nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e zhvilluar ndaj Boreas në “Karagaç” të Pejës dhe duelin e sontëm e ka fituar me rezultat 64-110.
Kjo ishte fitorja e 13 e Prishtinës në Superligë nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa Borea pas kësaj humbjeje ka bilanc 2-11 dhe ndodhet në vendin e fundit
në tabelë.
Në këtë fitore të kryeqytetasve sonte u dallua Granit Rugova me 31 pikë, 5 kërcime e 3 asistime, ndërsa pikë dyshifrore shënuan edhe 5 lojtarë të tjerë.
Te pejanët për t’u përmendur janë Sami Hajzeri me 19 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Bujar Qeku me 13 pikë, 5 kërcime e 2 asistime dhe Blend Matoshi me
12 pikë, 7 kërcime e 1 asistim./borozani/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...