Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 18.11.2019 në Prishtinë ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marr këto vendime:
1= I ka miratuar Kalendarët e Garave të të gjitha të ligave të FBK-së për stinorin pranveror;
2= E ka miratuar mini-afatin kalimtar dimëror (02.01.2020 – 10.01.2020 në ora 16:00);
3= Ka vendosur të aplikoj në FIBA Europe për organizimin e FIBA Potential National Referee Clinic;
4= E ka miratuar Rregulloren për agjentë/kompani të kontratuara për Sponsorizim;
Kosove
5= E ka miratuar projektin për Qendrën Kombëtare të Basketbollit të Kosovës dhe Akademive të Basketbollit dhe e ka autorizuar Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së për të përgatitur Ndryshimet Statutare për Kuvendin e radhës të Punës të FBK-së për të përfshirë QKB-në në Statut;
6= Ka vendosur të propozoj në programin e ri FIBA Europe TIME OUT 2.0, Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, Menaxheren e Zyrës, Artina Hasani dhe Zyrtaren Administrative, Edita Medunjanin;
7= I ka emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës:
Mark Rodiqi – Kosova U20 (Meshkujt)
Bekim Maxhuni – Kosova U18 (Meshkujt)
Dritëro Sefaja – Kosova U16 (Meshkujt)
Furkan Sagklik – Kosova U20 (Femrat)
Edin Kërveshi – Kosova U16 (Femrat)
8= I ka miratuar Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës për kategoritë e reja;
9= Ka vendosur që Kuvendi i Punës së FBK-së të mbahet në Prishtinë në fund të muajit shkurt 2020.
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...