Bordi i Chelsea është takauar pas barazimit të fundit me West Ham, për të diskutuar të ardhmen e trajnerit italian, Antonio Conte.
Chelsea shumë shpejtë do t’i hiqet titulli kampion, pas një sezoni të dobët. E barazimi i fundit me Ëest Ham, tregon më së mirti sezonin që është duke e kaluar Chelsea, e cila tashmë është dhjetë pika larg vendit të katërt.
Blutë e Londrës po ashtu në Ligën e Kampionëve u eliminuan në fazën 1/16, pasi u turpërua nga Barcelona.
Sipas “Daily Mail” bordi i Chelsea është takuar përsëri dhe kanë disukutuar të ardhmen e Contes, dhe shpresojnë se që ai jap dorëheqje, para se të shkarkohet.
Tashmë, lojtarët e presin një largim të trajnerit italian dhe kjo mund të ndikojë në paraqitjtet e tyre në ndeshjet e fundit të sezonit.
Conte nënshkroi kontratë të re me Chelsea, verën e kaluar duke rritur rrogën por vitet e kontratës mbetën të njëjta.
Në rast se klubi anglez vendo të shkarkojnë italianin, atëherë ata do të detyrohen t’ia paguajnë të gjithë kontratën e tij, e që rroga e tij në vit është 9 milionë euro.
Conte është lidhur me një kalim në Paris Saint-Germain dhe me një rikthim në kombëtaren italiane. /arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...