Google ADS

Bordi i Barcelonës thuhet se e do Pochettinon si trajnerin e tyre të ardhshëm

21:25 | 5 Janar 2020
Arbresh Info

Mauricio Pochettino raportohet se mund ta marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës me të përfunduar ky sezon.

Kontrata aktuale e Ernesto Valverdes skadon në verën e këtij vitit dhe Blaugranasit kanë filluar të kërkojnë për një strateg të ri.

Argjentinasi u shkarkuar në fund të vitit të kaluar nga Tottenham Hotspuri shkaku i rezultateve të dobëta, duke u zëvendësuar nga Jose Mourinho.

Josep Bartomeu thuhet se ka dhënë aprovimin që të fillohet me negociata me Pochettinon, por që deklarata e tij mund të pengojnë kalimin e tij në Camp Nou.

Argjentinasi kishte luajtur në të kaluarën për Espanyolin, që është rival lokal i katalunasëve dhe kishte deklaruar se nuk do ta merrte asnjëherë drejtimin e këtyre të fundit. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme