Me Unai Emery nën presionin në rritje, bordi i Arsenalit u takua mbrëmë pas humbjes zhgënjyese të tyre në Ligën e Evropës në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt.
Sipas mediumit britanik The Sun, shefat e Topçinjve do të takohen përsëri sot (e premte) dhe madje mund të marrin ndonjë vendim rreth menaxherit të tyre përpara udhëtimit të së dielës në Norwich.
Ky medium shton se në rast shkarkimi të Emeryt, legjenda Freddie Ljungberg është në gatishmëri për të marrë përsipër detyrën e trajnerit.
Mijëra tifozë bojkotuan stadiumin Emirates, ndërsa të tjerët brenda stadiumit kërkonin largimin e Emeryt.
Emery madje vuajti në siklet kur u urdhërua të ndryshojë xhaketën e tij pasi ngjante me lojtarët e Eintracht Frankfurtit.
Shkarkimi i spanjollit mund të vjen pasi tashmë kanë arritur një rekord negativ me shtatë ndeshje pa fitore, që nuk kishte ndodhur që nga viti 1992.
Arsenalit i duhet një pikë nga ndeshja e fundit e tyre në Grupin F të Ligës së Evropës në Standard Liege më 12 dhjetor për të arritur në fazat e eliminimit direkt.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...