Skuadra e inkuadruar këtë vit në Superligën e Kosovës në Basketboll, Bora ka vendosur t’i vazhdojë përgatitjet në Mal të Zi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeqytetasit kanë njoftuar se të premten me datë 30 do të udhëtojnë për në vendin fqinj, shkruan Arbresh.info.
Bora në plan ka t’i luaj edhe tri ndeshje miqësore me skuadrat nga Mali i Zi.
Fillimisht me datë 31 gusht do të luajnë miqësoren e parë ndaj KK Jedinstvo me fillim nga ora 18:00.
Më pas me dy shtator do të përballet ndaj gjigantit malazez Teodo.
Kurse miqësoren e fundit e luajnë ndaj skuadrës nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica.
Ndërsa sa i përket basketbollit vendor, Bora ndeshjen e parë këtë edicion e luan ndaj Trepçës, në kuadër të Superkupës së Kosovës. /Arbresh.info
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...