Bora ndal futbollin në Kosovë

08:52 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Në këtë fundjavë ishte paraparë zhvillimi i ndeshjeve kampionale në Ligën e Parë, në Ligën e Dytë, si dhe në ligat e juniorëve e të kadetëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por, reshjet e fundit të borës i kanë mbuluar fushat e futbollit në të gjithë Kosovën.

Duke e parë situatën e krijuar, Komisari i Garave i Federatës së Futbollit ka vendosur që të gjitha ndeshjet të shtyhen për të mërkurën e ardhshme.

Siç dihet, gjendja infrastrukturore në Kosovë nuk u përballon dot reshjeve të borës dhe të shiut./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme