Google ADS

Bonucci transferohet në PSG?

11:23 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Oferta e Paris Saint-Germain për Bonuccin

Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Paris Saint-Germain ka dërguar ofertën e parë për transferimin e kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci.

“Gazzetta dello Sport” raporton se klubi i pasur francez, ka ofruar 35 milionë euro, për blerjen e yllit italian.

Bonucci spekulohet se mund të largohet nga San Siro.

Ai kërkohej edhe nga Barcelona dhe Real Madrid.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme